Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK mirëpret vendimin për Ligjin mbi KPM: Shqetësuese tendencat e VV për të ushtruar ndikim mbi institucionet e pavarura

nga Venera Grabanica23 prill 2025
LDK mirëpret vendimin për Ligjin mbi KPM: Shqetësuese tendencat e VV për të ushtruar ndikim mbi institucionet e pavarura

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili ishte kontestuar nga vetë kjo parti opozitare.

Sipas LDK-së, vendimi i Kushtetueses konfirmon shkelje të rënda të parimeve kushtetuese që garantojnë pavarësinë institucionale, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial në Republikën e Kosovës.

Në reagimin zyrtar të LDK-së thuhet se disa dispozita të ligjit të miratuar janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 7 të Kushtetutës, që përcakton vlerat dhe parimet kushtetuese, si dhe me nenin 141 që garanton pavarësinë e KPM-së. Sipas vendimit, ndërhyrjet e konstatuara – përfshirë kompetencën e Kuvendit për të zgjedhur Kryetarin e KPM-së dhe rritjen e numrit të anëtarëve pa konsultim publik – përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë së këtij institucioni.

LDK ka shprehur shqetësim për, siç thotë, “tendencat e përsëritura të Lëvizjes Vetëvendosje për të ushtruar ndikim politik mbi institucionet e pavarura, përfshirë KPM-në”, duke e interpretuar këtë si përpjekje për të kontrolluar mediat audiovizuale në vend.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →