Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK nesër mbledh Grupin Parlamentar dhe Kryesinë

nga B.K5 janar 2020

LDK do të mbaj dy mbledhje të rëndësishme

Nesër në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan rtv21.tv

Ndërsa në orën 14:30, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të dyja takimet mbahen në selinë qendrore.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër. “E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë që zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, tha presidenti Thaçi, i cili ka shtuar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve. Kurse, Kurti ditë më parë ka thënë se do të takohet me Presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë. “Mua vetëm LDK më përcakton datën e formimit të qeverisë”, ka thënë ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →