Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK reagon pas letrës së BE-së drejtuar Haradinajt

nga Kaltrina Berila18 dhjetor 2018

Hoti tha se ky proces nuk udhëhiqet me “kuazi ekipe dialoguese”

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se vetëm Qeveria me legjitimitet qytetar mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese. Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues”, ka shkruar Hoti

Përfaqësues të BE-së i kanë shkruar kryeministrit, Ramush Haradinaj ku kërkohet që “me gjithë peshën e tij” ta mbështesë Thaçin.

LDK dhe VV të shtunën e bojkotuan seancën e Kuvendit, ku u votua rezoluta për dialogun me Serbinë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →