Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK s’ka votë për Konjufcën

nga B G13 nëntor 2025
LDK s’ka votë për Konjufcën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka votë për mandatarin për kryeministër, Glauk Konjufca, tha deputeti, Alban Zogaj.

Ai në konferencë për media të enjten tha se Konjufca do të dështojë të formojë ekzekutivin.

Sipas tij, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja. Edhe kryetari në dorëheqje i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ky subjekt politik nuk do ta mbështesë mandatarin Konjufca.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, një javë më parë ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Konjufca, pas mandatimit për kryeministër nga presidentja Osmani, ka kohë deri më 19 nëntor të kërkojë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka dështuar me 26 tetor të formojë qeverinë e re.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →