Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lekaj: Nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radiotelevizioni i Kurtit

nga Kaltrina Berila4 nëntor 2024
Lekaj: Nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radiotelevizioni i Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se që katër vjet “nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radio Televizioni i Kurtit. Ai theksoi se duhet të shkarkohet bordi i RTK-së dhe se sipas tij, asnjëherë transmetuesi publik nuk ka qenë më i kontrolluar.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se partia në pushtet shkarkoi padrejtësisht bordin e RTK-së në vitin 2021.

“Kurrë RTK-ja nuk ka qenë më e dobët. Po ju rikujtojmë që kurrë RTK-ja nuk ka qenë më e kontrolluar nga politika dhe Lëvizja Vetëvendosje. Po ju rikujtojmë që kurrë raportet e auditimit se kanë nxjerr më keq RTK-në se në qeverinë Kurti. Po ju rikujtojmë që kurrë punëtorët e RTK-së s’kanë qenë më të nëpërkëmbur e pa të drejtat e tyre. Po ju rikujtojmë që kurrë gratë punëtore të RTK-së s’kanë pasur më shumë presion, gjuhë kërcënuese dhe seksiste. Po ju rikujtojmë që RTK-ja nuk po punon me program të vet por me program të Lëvizjes Vetëvendosje… Po ju rikujtojmë që RTK është televizioni i propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk është i qytetarëve të Kosovës. Po ju rikujtojmë që katër vjet nuk është Radioteleviozioni i Kosovës por është Radiotelevizioni i Kurtit”, tha Lekaj.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →