Një person është lënduar në një aksident mes katër automjeteve, një autobus, një kamionetë dhe dy furgona që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Kanun Veseli tha se ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës.
“Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti”, u shpreh ai./21Media









