Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Levits vizitoi komandantin e KFOR-it, diskutuan për sigurinë në Kosovë

nga Miranda Beqaj23 prill 2022

Presidenti i Letonisë, Egils Levits e ka vizituar komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ferenc Kajari në Camp Film City në Prishtinë.
Komandanti i KFOR-it ka diskutuar me Levits për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjenerali Kajari e ka falënderuar presidentin letonez për kontributin e vendit të tij në KFOR.
Dje presidentja, Vjosa Osmani e ka pritur me ceremoni të larta shtetërore homologun letonez, Egils Levits.
Pritja u bë në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Ndërsa, Levits është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, ku ky i fundit e ka falenderuar presidentin Levits për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Letonia dhe përkrahjen për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →