Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lëvizja Vetëvendosja mban tubim elektoral në Shtime, Konjufca: Ti Qemajl Aliu je faqja e bardhë e Shtimes

nga Venera Grabanica20 shtator 2025
Lëvizja Vetëvendosja mban tubim elektoral në Shtime, Konjufca: Ti Qemajl Aliu je faqja e bardhë e Shtimes

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot tubim elektoral në Shtime para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

I pranishëm përkrah kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu ishte edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Aliu në fjalën hapëse të tij, tha se Komuna e Shtimes ishte në gjendje të rënduar para se ai të merrte mandatin si kryetari i qytetit.

Ai tregoi sfidat me të cilat sipas tij ishin ballafaquar qytetarët e Komunës së Shtimes para vitit 2021.

“Deri në vitin 2021 të gjithëve na kujtohet se si ishte Komuna e Shtimes. E rënduar nga pasojat e keq qeverisjes dhe keqmenaxhimit e mbetur prapa në zhvillim dhe duke u ballafaquar me shumë sfida që pengonin mirëqenien dhe zhvillimin tonë, më shumë borgje e konteste e me imazh të rrënuar. Ashtu ishte Shtimja për 2 dekada, ishte vullneti i të gjithëve që në vitin 2021 e sollëm ndryshimin dhe u shkrua një kapitull i ri në historinë e komunës sonë. Besimi që na u dha atëherë, u kthye në punë e rezultate konkrete. Përveç se paguam shumë borgje ndryshuam mentalitetin qeverisës, i sollëm qeverisjen qytetarëve e rritëm transparencën në 100%, fituam çmime vendore e ndërkombëtare për qeverisje lokale të shkëlqyer. Gjatë këtij mandati realizuam mbi 50 milionë euro investime duke përfshirë projekte të prekshme e të shpërndara gjithandej në qytet e në fshat. Kjo ka ndodhur falë angazhimit tonë të madh dhe mbështetjes së Qeverisë Kurti që gjej rastin ta falenderoj publikisht në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Shtimes.

Tutje, Aliu prezantoi punët që ka kryer gjatë mandatit të tij katërvjeçar me të cilat tha se ka ndryshuar për të mirë Komunën e Shtimes.

“Po përmend disa nga punët më të mira që kemi bërë gjatë këtyre katër viteve. Kompleksi “Masakra e Reçakut” mori statusin projekt nacional, u ndërtua observatoriumi, unazat e brendshme të qytetit janë përfunduar, u bë rehabilitimi i transitit. Për herë të parë mbështetëm nënat lehona, renovuam 15 shkolla, jemi në proces të ndërtimit të 8 sallave sportive, kemi sjellur 10 laboratore e kabinete nëpër shkolla. Po ndërtojmë shkollën “Bajram Curri”, u ndërtuan 10 parqe të reja, 120 studentë u përkrahën me bursa, për herë të parë komuna mirëmban hapësirat publike dhe varrezat në të gjithë territorin e Komunës së Shtimes, trefishuam vleren e blerjes së barnave në QKMF, kemi themeluar ndërmarrjen publike “Ekosistemi”, 500 nxënës marrin kurse falas në programim dhe gjuhët e huaja, kemi ndarë mbi 500 mijë euro për bujqit në komunën tonë, u ndërtua bibloteka dhe arkivi i qytetit. U sigurua mamografi i ri në QKMF, kemi rinovuar e rihapur 2 QMF. Laboratori punon 24 orë në QKMF, kemi sjellur pediatrin, gjinekologun dhe radiologun në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërtuam 5 shtëpi për familje të pastrehë, asfaltuam mbi 80km rrugë, ndriquam mbi 80% të territorit, kemi shtrirë mbi 15km kanalizim dhe mbi 10km trotuare. Po ndërtohet shtrati i lumit “Shtimnjaja”, Shtimja po bëhet me 6 çerdhe, po ndërtohet edhe Stadiumi i Qytetit dhe po funksionalizohet Qendra Rinore. Po fillojmë rregullimin e varrezave të dëshmorëve që do të kushtojë mbi 600 mijë euro, dy projekte për ujë të pijshëm. Po ashtu sheshi mbi 3 milionë euro është i buxhetuar dhe së shpejti do të fillojë në qendrën e Shtimes.

Në fund, Aliu prezantoi para qytetarëve projektet qeverisëse duke kërkuar mandatin e dytë në krye të Shtimes.

“Sot Shtimja është transformuar rrënjësisht dhe ka pamje krejt tjetër nga e kaluara, duke u mbështetur në këtë përvojë, histori suksesi, sot qëndrojmë ballëhapur para jush për të kërkuar edhe një besim tek ju me shpresën që jemi ballëhapur me punën që kemi kryer deri tani. Para jush vij me programin qeverisës për mandatin e dytë që e bën komunën tonë edhe më moderne edhe më urbane edhe më të bukur edhe më të pastër edhe më funksionale. Kemi dëshmuar që premtimet jo vetëm që i realizojmë por edhe i tejkalojmë, e bëjmë Shtimen në një nivel krejt tjetër. Punëve të mira të mandatit të parë do ia shtojmë edhe 6 premtime që do t’i realizojmë bashkë në mandatin e dytë qeverisës. Në arsim do ta kompletojmë infrastrukturën e arsimit në komunën tonë, ndërtimi i shkollës së Vojnovcit do të fillojë shumë shpejt. Menu për çerdhe me ushqim të shëndetshëm për fëmijët tanë, mësimi gjithëditor do të jetë pilotprojekt që do të fillojë nga një shkollë në secilën vit. Pako Matura do jetë në ndihmë të maturantëve, paisje me tabela të menqura smart-board secilën klasë në secilën shkollë të komunës sonë. Në shëndetësi dhe mirëqenie sociale, përfundimi i ndërtimit të Entit Special dhe QKMF-së do të jetë prioritet për dy vitet e ardhshme. Ndërtimi i qëndrimit ditor për të moshuarit të Shtimes, babybox për të gjitha bebet që do lindin në Komunën e Shtimes, barna falas për të gjithë pensionistët, ofrimi i shërbimeve të reja si logopedi, psikolog, fizioterapeut dhe punëtorë social. Në zhvillimin ekonomik, planifikojmë të ndërtojmë Trafikun Urban, masterplan për zhvillimin e agroturizmit, hotelerisë në të gjithë territorin, themelimi i fondit për ndërmarrës të ri. Në sport dhe kulturë, rivitalizimi i të gjitha terreneve sportive në qytet dhe fshatëra, krijimi i guidës turistike historike si dhe subvencionimi i sportistëve dhe artistëve të dalluar. Në bujqësi funksionalizimi i tregut të gjelbërt, ndërtimi i tregut të veĻantë për kafshë dhe shpezë, subvencionim të mekanizmit bujqësor, impute fara serra”, tha Qemajl Aliu.

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufa lavdëroi të parin e kësaj komune me fjalë të mëdha duke e quajtur atë si ‘faqja e bardhë e Shtimes’.

“Vërtetë është me rëndësi që jemi mbledh këtu në Shtime, sepse Shtimja në vitin 2021 bëri një ndryshim të madh, e solli Vetëvendosjen në krye të Shtimes, e solli Qemajl Aliun në krye të Shtimes, e ne të gjithë së bashku po i themi ti Qemajl Aliu je faqja e bardhë e Shtimes. Jemi në Shtimen e rezistencës që kurrë nuk është nënshtruar, kontributi i Shtimes edhe pse nuk hynë në komunat e mëdha të Kosovës, por zemrën e ka të madhe, bujarinë e ka të madhe, mikpritjen e ka të thellë e të sinqertë dhe këtë e ndjejë sa herë që jam në mesin tuaj. E pamë një paraqitje të mirë dhe profesionale të asaj se ku ka qenë Shtimja para vitit 2020 dhe çfarë ndryshimi të madh e kemi parë për 4 vite. Ky ndryshim ka ardh sepse Shtimja është qeverisë me integritet dhe përkushtim dhe qëllime të qarta për me ç’rrënjos korrupsionin për me i qëndru qytetarit afër prej shërbimeve shëndetësore, cilësisë në arsim, absorbimit të investimeve.

Konjufca tha se zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të kenë rëndësi të veçantë duke krahasuar ato edhe me zgjedhjet nacionale.

“Vërtetë këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, për shkak se unë besoj që nuk do të ketë në Republikën e Kosovës, dhe nuk ka pas më herët zgjedhje lokale të cilat edhe për nga niveli nacional që do të jenë më të rëndësishme se këto zgjedhje lokale. Qytetarët e kanë parë anë e mbanë Kosovës, e kanë parë që modeli i Vetëvendosjes se si qeveriset me moral me kurrizin drejt dhe me ballin e hapur se si qeveriset me faqe të bardhë dhe zemër të pastërt këtë model më të mirin e keni krijuar ju pikërisht në Shtime.”

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →