Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Liderët e rajonit në Poloni me memorandum bashkëpunimi

nga Kaltrina Berila5 korrik 2019

Institut në shërbim të shkencës e teknologjisë

Liderët e rajonit në Poznan të Polonisë, sot kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për Institutin e Teknologjisë së Qëndrueshme, që do të jetë qendër shkencore për trajtimin e kancerit dhe hulumtimeve biomedicinale.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai tha se ky institut është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe do të jetë në shërbim të shkencës e teknologjisë, ku do të bëhen hulumtime mjekësore, nga të cilat do të përfitojë tërë rajoni i Evropës Juglindore.

Në këtë sesion të pranishëm ishin Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, kryeministra dhe ministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, përfaqësues të shteteve, organizatave si dhe përfaqësues të BERZH, OECD, RYCO./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →