Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Liderët evropianë urojnë Trumpin

nga B G6 nëntor 2024
Liderët evropianë urojnë Trumpin

Liderët e vendeve evropiane kanë uruar i Trumpin, për fitoren që ende nuk është shpallur zyrtarisht.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka uruar Trumpin dhe ka thënë se “Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar me sukses për kohë të gjatë, për të promovuar lirinë në të dyja anët e Atlantikut”.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë ashtu në të mirë të qytetarëve tanë”.

Derisa presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i gatshëm të punojë me Trumpin sikurse në mandatin e kaluar.

“Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka thënë Macron përmes një postimi në X – platformën e njohur më parë si Twitter.

E kryeministrja e Italisë  Giorgia Meloni, e ka uruar, po ashtu, Trumpin, dhe ka thënë se Evropa është gati.

“Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe ‘simotra’, të lidhura nga një aleancë e patundur, vlera të përbashkëta dhe miqësi historike”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →