Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Liderët votojnë (liveblog)

nga B.K11 qershor 2017

Liderët e partive politike dhanë votën e tyre

I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka votuar në qendrën e votimit e cila gjendet në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Ndërsa i nominuari për kryeministër nga Koalicioni, LDK-AKR-Alternativa, Abdullah Hoti ka votuar në qendrën e votimit e cila gjendet në Fakultetin e Filologjik në Prishtinë,

Procesi i votimeve po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Votimi për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →