Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Lija e Majmunëve shpallet emergjencë shëndetësore globale

nga E.Bullaku23 korrik 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë sot e ka shpallur shpërthimin e lisë së majmunëve si emergjencë shëndetësore globale.
Klasifikimi si emergjencë shëndetësore është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja. Klasifikimi synon të rrisë ndërgjegësimin e vendeve anëtare, por nuk ka pasoja të drejtpërdrejta praktike.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se më shumë se 16 mijë raste janë raportuar deri më tani nga 75 vende.
“Pesë vdekje deri më tani si rezultat i shpërthimit”, ka shtuar ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →