Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Lija e majmunit në Maqedoni, rasti i dytë ende nuk është paraqitur për kontroll

nga Venera Grabanica24 maj 2025
Lija e majmunit në Maqedoni, rasti i dytë ende nuk është paraqitur për kontroll

Personi i dytë i infektuar me linë e majmunit në Maqedoninë e Veriut ende nuk është paraqitur për kontroll në Klinikën Universitare për sëmundje infektive në Shkup, konfirmoi sot për agjencinë MIA drejtori i klinikës, Fadil Cana. Ai shtoi se nuk është regjistruar ndonjë rast i ri i lisë së majmunit në vend.

Ndërkohë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në mbledhjen e djeshme, miratoi rekomandim për vetë-izolim dhe mbikëqyrje shëndetësore për të dy personat e infektuar. Instituti për Shëndet Publik ka hapur sot dy linja të reja telefonike për informim rreth M-pox: 1.Për konsultime me qytetarët dhe 2.Për konsultime me punonjësit shëndetësorë. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim për ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →