Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se parapëlqen qeveri të shumicës dhe se është e gatshme t’i përgjigjet ftesës së liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Nëse kemi ftesë ne do të përgjigjemi për të shkuar dhe për ta dëgjuar. Ideja ime është një qeveri e shumicës”, tha Limaj.
Ai tutje ka shtuar se Kosova ka nevojë për qeveri të shumicës dhe se “kjo mund të ndodhë sepse ka potencial” për formimin e saj..











