Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Limaj për afrimin me Kurtin: Ulja në tavolinë nuk nënkupton pajtim

nga Venera Grabanica22 maj 2025
Limaj për afrimin me Kurtin: Ulja në tavolinë nuk nënkupton pajtim

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ai ka një përvojë të gjatë në politikë dhe është shumë i kujdesshëm. Kështu Limaj u deklarua në një konferencë të mbajtur sot, ku është pyetur nëse ka ndonjë afrimitet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Në respekt të temës, besoj se në ditët në vijim do të jap një intervistë më të gjatë, ku do të shpalos mendimin dhe vizionin tonë. Prej tre muajsh jemi linçuar në publik, ndërkohë që kemi bërë thirrje që për çështje nacionale, forcat politike duhet të ulen dhe të bashkëbisedojnë, edhe kur nuk pajtohen. Ulja në tavolinë nuk do të thotë domosdoshmërisht pajtim, por është shumë e rëndësishme të ketë dialog”, ka thënë Limaj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →