🇽🇰 Kosova
Limaj për deklaratat e Kurtit, ‘’Nuk ka ndodhur diçka e re’’
nga Venera Grabanica4 qershor 2025
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj para fillimit të seancës konstituive ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit të bërë dje rreth propozimit të tij për kryetar të Kuvendit.
Limaj tha se ai nuk ka thënë diçka të re dhe sipas tij po shihet në 26 seancat konstituive.
‘’Nuk ka ndodhur diçka e re dje, ajo se çka unë mundem me thënë është se vendi duhet me pas një shumica parlamentare, me pas institucione’’, tha Limaj./21Media











