Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Lirohet kryetari i FFK-së Agim Ademi

nga Kaltrina Berila17 mars 2022

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është liruar nga mbajtja. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Mund t’ju njoftoj se i njëjti pas intervistimit nga ana e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti do të vazhdoj të trajtohet tutje në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie”, ka thënë Ulaj për portalin rtv21.tv.
Të mërkurën u raportua se Ademi ka pasur një përleshje fizike me Artan Govorin, punëtor i FFK-së dhe ky i fundit e ka raportuar rastin në polici./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →