Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lirohet nga spitali 15-vjeçari i plagosur në Ferizaj

nga Kaltrina Berila13 prill 2024
Lirohet nga spitali 15-vjeçari i plagosur në Ferizaj

Në orët e pasdites të premtes, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj një grua mbeti e vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur pasi ish-bashkëshorti i viktimës shtiu me armë zjarri në drejtim të saj.

Ndërsa dorasi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, 15-vjeçari, i cili kishte mbetur i plagosur është liruar për në shtëpi pas trajtimit mjekësor.

Ndërkohë, trupi pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →