Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

nga Gentrita Xhemajli23 dhjetor 2025
Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

Subjekti politik Lista Serbe është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Në vendimin e siguruar nga PZAP, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në Komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Lidhur me këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

Gjithashtu PZAP ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →