Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lista Serbe kërkon takim urgjent me Vuçiqin

nga B G26 tetor 2022

Lista Serbe po kërkon takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për siç thonë ta çështjen e targave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lista Serbe thonë se paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ngjallin pasiguri të qytetarët.
“Paralajmërimi i Albin Kurtit për veprime të dhunshme ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht atyre në veri të Kosovës e provokojnë frikë dhe pasiguri dhe është e nevojshme të takohemi urgjentisht dhe të pajtohemi se si të ruhet paqja dhe siguria e qytetarëve, por edhe për interesat jetike të popullit tonë, pasi të gjithë e kanë të qartë se populli ynë nuk pajtohet me vendimet e njëanshme të Prishtinës që kanë synim të largojnë çdo gjë serbe nga këto territore”, ka shkruar Lista Serbe në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk do të ketë shtyrje të mëtutjeshme për aplikimin e vendimit për targat. Afati për ndërrimin e targave nga ato ilegale në ato legale RKS është deri më 31 tetor 2022./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →