Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lista Serbe: Mund të jetë dëshirë e tyre, por ne nuk e votojmë Kurtin

nga Gentrita Xhemajli16 prill 2025
Lista Serbe: Mund të jetë dëshirë e tyre, por ne nuk e votojmë Kurtin

Lista Serbe ka thënë se nuk do ta votojë një mandat të ri të Qeverisë Kurti.

Në ditën e mbajtjes së seancës konstituive, e cila dështoi për shkak të mosmbështetjes së raportit për verifikim mandatesh, u raportua se deputetë të Listës Serbe mund ta votojnë Qeverinë Kurti.

“Duke marrë në konsideratë deklaratat që vijnë nga aleatët më të afërt të Kurtit, do të donim të theksojmë publikisht se përkrahja e supozuar nga deputetët e Listës Serbe është rrenë e pastër. Ndoshta është dëshirë e tyre, insinuatë apo diçka tjetër, por ne e ritheksojmë qartë dhe publikisht se është e pavërtetë”, thuhet në një reagim të kësaj partie. “Jemi absolutisht të sigurt se përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë të vetëdijshëm, por rrenat që i shpërndajnë u shërbejnë për lojëra të brendshme, dhe ne prandaj i refuzojmë publikisht”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →