Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shqipëri – Serbi, ndeshja mbyllet pa gola

nga Venera Grabanica7 qershor 2025
Shqipëri – Serbi, ndeshja mbyllet pa gola

(Lajm i përditësuar)


Shqipëri – Serbi, ndeshja mbyllet pa gola

Shqipëria ka humbur penallti dhe disa raste të tjera të arta për të marrë vetëm një pikë nga ndeshja me Serbinë. Ndeshja Shqipëri – Serbi u zhvillua të shtunën mbrëma në “Air Albania” dhe përfundoi pa gola. I takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ashtu si pritej, atmosfera gjatë gjithë ditës ishte e zjarrtë në Tiranë.


Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami në lojë

Përzgjedhësi Sylvinho ka bërë ndryshim të dyfishtë në minutën e 63-të.

Në lojë kanë hyrë Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami.

Daku është inkuadruar në vend të Rey Manajt që humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë.

Ndërkohë, Bajrami e ka zëvendësuar Arbër Hoxhën.


Kërkuan të largojnë simbolet e UÇK, policia përplaset me tifozët në “Air Albania”

Vijon të jetë e tensionuar situata në tribunat e “Air Albania” ndërsa është pushimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ashtu si në fillim të pjesës së parë ku stuartët hioqën simbolet e UÇK-së, ka ndodhur sërish e njëjta situatë edhe në pushim të ndeshjes, raporotn vizionplus

Forcat e policisë kanë rrethaur tribunat dhe po kërkojnë të heqin simbolet e UÇK-së.


“Shqiponjat në Bronx” – Atmosferë festive me simbole kombëtare

Atmosfera para ndeshjes Shqipëri-Serbi në Bronx është elektrizuese, duke pasqyruar pasionin dhe krenarinë e komunitetit shqiptar në SHBA.

Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët, duke qenë një mundësi për të shprehur identitetin dhe mbështetjen për ekipin kombëtar.


Tifozëve u bëhet thirrje të përmbahen

Arbitri kryesor ka ndërprerë shkurtazi ndeshjen, ndërsa iu bë thirrje tifozëve – nëpërmjet spikerit të stadiumit –  të tregojnë respekt.

Ndeshja u ndërpre në momentin kur një futbollist i Serbisë po tentonte ta bënte goditjen nga këndi.

Ndërkohë nga tifozët ka pasur edhe fyerje në drejtim të presidentit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka.


Fillon ndeshja Shqipëri-Serbi

Ka nisur gjithçka në “Air Albania”. Shqipëria po përballet me Serbinë në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →