Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpool dhe Tottenham sigurojnë kualifikimin tutje në FA Cup

nga Miranda Beqaj9 janar 2022

Gjigandi anglez, Liverpool dhe skuadra e Tottenham Hotspur siguruan kualifikimin tutje për në FA Cup, me ç’rast të dy skuadrat sot shënuan fitore me përmbysje të rezultatit.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Liverpooli e mposhti si vendas me rezultat 4:1 skuadrën e Shrewsburyt.
Në anën tjetër, Tottenhami siguroi kualifikimin tutje për në këtë garë dhe e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Morecambes.
Fitore sot regjistroi edhe skuadra e Premier Ligës angleze West Ham United, e cila e mposhti në shtëpi me rezultat 2:0 skuadrën e Marcelo Bielsas Leeds United.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme që kanë përfunduar në FA Cup i gjeni më poshtë.
Luton 4 – 0 Harrogate
Charlton 0 – 1 Norwich City
Liverpool 4 – 1 Shrewsbury
Stoke City 2 – 0 Leyton Orient
Tottenham 3 – 1 Morecambe
West Ham United 2 – 0 Leeds United
Wolverhampton 3 – 0 Sheffield United.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →