Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Liverpool e Manchester United luajnë pa gola

nga Venera Grabanica17 dhjetor 2023
​Liverpool e Manchester United luajnë pa gola

Në ndeshjen e fundit të programit të sotëm të xhiros së 17-të të kampionatit anglez të futbollit, Liverpool dhe Manchester United luajtën baras me rezultat 0:0.

Mysafirët në minutën e katërt të lojës shtesë mbetëm me një lojtar më pak në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkua Diogo Dalot.

Liverpool kështu nuk arriti të rikthehet në krye të tabelës së Premier Ligës, tani është i dyti me 38 pikë, po aq sa edhe Aston Villa e treta, dhe Arsenali kryesues ka një pikë më shumë – 39.

Manchester United, për të cilin ky është barazimi i parë në kampionat këtë sezon, tashmë është i shtati me 28 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →