Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpool fiton ndaj Tottenham

nga Venera Grabanica20 dhjetor 2025
Liverpool fiton ndaj Tottenham

Liverpool triumfoi 2-1 ndaj Tottenham në transfertë, në javën e 17-të të Premier League. Vendasit hasën probleme të mëdha, ndërsa pësojnë humbjen e pestë në tetë ndeshjet e fundit.

Fillimi i takimit ishte i kujdesshëm, me Liverpool që u mbrojt mirë dhe kufizoi rastet e londinezëve. Në minutën e 30-të, Xavi Simons u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit me VAR për faull ndaj Virgil van Dijk, duke lënë vendasit me 10 lojtarë.

Me epërsinë numerike, Liverpool u bë më aktiv në pjesën e dytë. Alexander Isak, i futur nga stoli, kaloi miqtë në avantazh pas asistit të Florian Wirtz.

Tottenham reagoi dhe pati disa raste, por pa konkretizim. Liverpool dyfishoi shifrat me golin e Hugo Ekitike pas një goditjeje me kokë në zonë.

Richarlison ngushtoi rezultatin për Spurs pas një topi të lirë në zonë. Në minutat shtesë, Cristian Romero u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Tottenham me dy lojtarë më pak.

Liverpool administroi minutat e mbetura dhe siguroi fitoren, duke marrë tri pikë të rëndësishme, të cilat e dërgojnë në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Tottenham mban vendin e 13-të me 22 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →