Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpool po kryeson garën për shërbimet e Phillips

nga B.K28 tetor 2021


Mesfushori anglez mund të ndërroj ambient dhe të kalojë në “Anfield Road” këtë afat kalimtar dimëror të transferimeve.
Gjigandi anglez Liverpool është duke e kryesuar garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Leeds United, Kalvin Phillips, raporton “The Daily Star”.
Po ashtu, skuadra e Manchester United ka qenë e lidhur me një transferim të mundshëm të 25 vjeçarit, por Phillips thuhet se nuk preferon kalimin te “Djajtë e Kuq” për shkak të rivalitetit të tyre me skuadrën e tij Leeds.
Tani spekulohet që Liverpooli do të jetë destinacioni i preferuar për Phillips, por ky i fundit ka kontratë aktuale me Leeds deri në vitin 2024.
Kalvin Phillips është produkt i akademisë së Leeds United, ku deri tani ka bërë 220 paraqitje për klubin duke regjistruar 14 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →