Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpool-West Ham, formacionet zyrtare

nga Kaltrina Berila5 mars 2022


Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante në stadiumin “Anfield Road” mes gjigandit anglez Liverpool dhe skuadrës së West Ham United, e vlefshme kjo për xhiron e 28 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Liverpooli e mposhti me rezultat të thellë 6:0 skuadrën e Leeds United, kurse West Ham shënoi fitore minimale 1:0 kundër Wolverhampton.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 15 pikë në tabelë, ku “Të Kuqtë” zënë vendin e dytë në tabelë me 60 pikë, krahas “Çekanëve” që renditen në pozitën e pestë me 45 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Thiago, Matip, Jones dhe Firmino, kurse te West Hami mungojnë Coufal, Masuaku, Ogbonna, Yarmolenko, Fredericks, dhe Noble.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Keita; Mane, Diaz, Salah
West Ham United (3-4-3): Fabianski; Dawson, Zouma, Cresswell; Johnson, Soucek, Vlasic, Forson; Bowen, Antonio, Lanzini.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →