Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli-Atletico Madrid, formacionet zyrtare

nga Venera Grabanica3 nëntor 2021

Gjigandi anglez Liverpool do të synojë sot fitoren kundër skuadrës së Atletico Madridit, në mënyrë që të bëhet skuadra e radhës pas Juventus e Bayern Munich që siguron kualifikimin në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e tretë të Grupit B, Liverpooli e mposhti Atletico Madridin si mysafirë në stadiumin “Wanda Metropolitano” me rezultat të ngushtë 3:2.
Momentalisht, në këtë grup që njihet ndryshe si “Grupi i Vdekjes” lider është Liverpooli me gjithsej nëntë pikë, pesë sosh më shumë se Atletico Madridi dhe Porto që zënë vendet dy dhe tre.
Fakt interesant është që “Të Kuqtë”, brenda 90’ minutave lojë kanë humbur vetëm një ndeshje nga 22 sosh në Ligë të Kampionëve nën udhëheqjen e Jurgen Klopp, ku kanë regjistruar 16 fitore dhe pesë barazime.
Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Elliot, Keita dhe Milner, kurse tek Atletico do të mungojnë Griezmann, Lemar, Llorente, Saponjic dhe Savic.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Tsimikas; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Fabinho; Salah, Diogo Jota, Sadio Mané.
Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Felipe, Giménez, Hermoso; Correa, Koke, De Paul, Carrasco; João Félix, Luis Suárez.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →