Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli, City dhe Arsenali synojnë yllin e Leicesterit

nga Egzona Mehmeti26 janar 2022

Tre gjigandët anglez, Liverpool, Manchester City dhe Arsenal janë duke synuar për të nënshkruar me mesfushorin e Leicester Cityt, Youri Tielemans, raporton “Fichajes”.
Po ashtu, thuhet se situatën e mesfushorit belg janë duke e monitoruar edhe Real Madridi e Barcelona, ku kontrata e yllit 24 vjeçar do të skadojë në vitin 2023.
Nëse Leicester nuk arrin ta bindë Tielemansin që të rinovojë kontratën e tij me “Dhelprat”, pritet që krerët e klubit anglez të vendosin ta shesin yllin belg.
Këtë sezon, në 25 paraqitje në të gjitha garat për Leicester, Youri Tielemans ka regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →