Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

“Liverpooli është favorit”, Pochettino flet para finales së Carabao Cup

nga Kaltrina Berila23 shkurt 2024
“Liverpooli është favorit”, Pochettino flet para finales së Carabao Cup

Këtë të diele do të zhvillohet finalja e Carabao Cup, ku Chelsea dhe Liverpooli do të luftojnë për këtë trofe.

Chelsea do të synojë triumfin dhe këndelljen nga sezoni dhe kriza aktuale e skuadrës, ndërsa Liverpooli do të kërkojë trofeun e parë të këtij sezoni, sezon ky i cili do të jetë i fundit me trajnerin Jurgen Klopp.

Para finales, trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino e cilëson Liverpoolin favorit për ta fituar trofeun e Carabao Cup.

“Nëse më pyesni mua, favoriti është Liverpooli. Është tejet e qartë. Ata e kanë eksperiencën për të luftuar në këtë lloj të ndeshjeve. Klopp është shumë i mençur për të thënë që është një ndeshje 50-50, por unë mendoj se Liverpooli është favoriti” tha Pochettino.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →