Liverpooli merr vendim rreth çështjes kontratktuale të Diogo Jotas
Humbja tragjike e Diogo Jotas ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e gjithë komunitetit të Liverpoolit – një dhimbje që ka tejkaluar kufijtë e një reagimi zyrtar.
Klubi nuk është ndalur vetëm te deklaratat publike, por ka ndërmarrë veprime konkrete në nderim të jetës dhe karrierës së futbollistit të ndjerë.
Sipas raportimeve nga gazeta portugeze Record, përfaqësues të klubit, përfshirë pjesëtarë të stafit teknik, lojtarë dhe drejtues të lartë, kanë udhëtuar drejt qytetit të lindjes së Jotas, Gondomarit, për t’i bërë homazhe personalisht familjes së tij.
Në një gjest të jashtëzakonshëm, Liverpool ka vendosur të shlyejë të plotë dy vitet e mbetura të kontratës, si formë respekti dhe mbështetje për familjen e futbollistit.
Në deklaratën e së enjtes, klubi njoftoi gjithashtu dëshirën për të tërhequr përjetësisht fanellën me numrin 20, që Jota mbajti me krenari gjatë pesë sezoneve të tij në “Anfield”.
Kjo fanellë ishte pjesë e historisë së sezonit të fundit, kur Liverpool fitoi titullin e 20-të në Ligën Premier – një simbol i përjetshëm i kontributit të tij.









