Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli mposht Cityn, fiton trofeun e Community Shield

nga B G30 korrik 2022

Gjiganti anglez, Liverpool, ka fituar trofeun e parë të këtij edicioni, respektivisht trofeun e Community Shield.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “King Power”, Liverpooli e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3:1.
Fillimisht, rezultatin i pari në ndeshje e zhbllokoi mbrojtësi i djathtë, Trent Alexander-Arnold, i cili kalon Liverpoolin në epërsi në minutën e 21’.
City e gjeti golin e barazimit në minutën e 70’, ku rrëmujën brenda zonës së 16-metërshit e shfrytëzoi më së miri sulmuesi Julian Alvarez.
Saktësisht 13 minuta nga goli i Alvarez, Liverpooli arrin ta kthejë epërsinë në favorin e tij, ku ylli egjiptian, Mohamed Salah shënon për 2:1 nga penalltia në minutën e 83’.
Fitoren e Liverpoolit dhe triumfin në Community Shield e vulosi transferimi rekordmen, Darwin Nunez, i cili shënon në minutën e 90+4’ shtesë për rezultatin final 3:1.
Rezultati final i ndeshjes është 3:1 në favor të Liverpoolit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →