Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli mposhti Wolvesin

nga B.K1 mars 2023
Liverpooli mposhti Wolvesin

Pas barazimit pa gola me Crystal Palace, Liverpooli është kthyer te fitorja duke e mposhtur Wolverhamptonin, me rezultat 2-0 të mërkurën në stadiumin “Anfield Road”.
Skuadra e trajneri gjerman Jurgen Klopp po vazhdon luftën për të hyrë në top-katërshen e Premier Ligës që siguron Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe kjo fitore i ofron edhe më afër këtij objektivi.
Gjithsesi fitorja nuk ishte aspak e lehtë për “Të kuqtë” pasi dy golat u shënuan 17 minutat e fundit të takimit. Fillimisht qendërmbrotësi Van Dijk shënoi për 1-0 në minutën e 73’ dhe pastaj fitoren e tyre e vulosi Mohamed Salah me golin e tij në minutën e 77’.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e gjashtë me 39 pikë, kurse Wolves mbeten në pozitën e 15-të me 24 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →