Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli vazhdon tutje në FA Cup, eliminon Wolves

nga B.K17 janar 2023
Liverpooli vazhdon tutje në FA Cup, eliminon Wolves

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Wolverhampton dhe asaj të Liverpoolit, ku ky i fundit ka siguruar biletën tutje drejt raundit të katërt të FA Cup.
Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Molineux”, Liverpooli e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Wolverhampton.
Goli fantastik i Harvey Elliott ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Jurgen Klopp që të vazhdojnë tutje në raundin e katërt të kësaj gare, për të katërtin sezon me radhë.
Elliott shënoi në minutën e 13’ për 1:0, gol ky i cili rezultoi të ishte i fundit i ndeshjes së sotme, dhe vendimtari për të përcaktuar kualifikuesin.
Po ashtu, për Liverpoolin kjo ishte fitorja e parë në vitin 2023.
Tani, në raundin e katërt “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do të përballen me skuadrën e Brightonit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →