Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Lladrovci uron besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit

nga E.Bullaku24 qershor 2017

Lladrovci: Uroj që kjo festë t’ju gjejë në harmoni

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e shënimit të festës së Fitër Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam me dëshirat që kjo festë dhe gjithë festat tjera të gjejnë qytetarët me shëndet, begati e harmoni familjare.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit dhe gjithë Kosovës, me lejoni që ne emrin tim, të familjes dhe Komunës së Drenasit të ju uroj festën e Fitër Bajramit gjithë qytetarëve të besimit mysliman. Pas plot një muaji begati, sinqeritet, dashuri e solidaritet të muajit të bekuar të Ramazanit, besimtarët e besimit mysliman me shpirtin e lartësuar tek Zoti, festojnë festën e tyre të Fitër Bajramit. Duke lartësuar sakrificën e tyre një mujore, ata sot janë me të bashkuar se kurrë në sofrat e tyre ne këtë ditë të bekuar, ndaj uroj që kjo festë të ju gjejë në harmoni, paqe e mirëkuptim me njëri tjetrin, me plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj”, shkruhet në urimin e Lladrovcit.​/21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →