Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Llapi rrëmben tri pikë në përballje me Gjilanin

nga Venera Grabanica26 nëntor 2023
Llapi rrëmben tri pikë në përballje me Gjilanin

Futbollistët e Llapit shënuan fitore si mysafirë në takim me Gjilanin, në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan është mbyllur me rezultat 2:0.

Ahmed Januzi asistoi te të dy golat për Llapin, fillimisht për Valmir Veliun, në minutën e 83-të, derisa më pas e gjeti mjaft mirë Muhamet Hysenin, në minutën e 93-të.

Pas kësaj fitoreje Llapi ngjitet në pozitën e dytë, me 28 pikë, shtatë më pak se Ballkani.

Përballja tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e paraparë për sot në Hajvali, është shtyrë shkaku i kushteve të papërshtatshme. Ndeshja zhvillohet nesër në orën 13:00 në “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Në të njëjtin stadium, të martën prej orës 13:00 luajnë Fushë Kosova – Dukagjini, teksa ndeshja Feronikeli 74 – Liria luhet të hënën në orën 13.00 në Gjilan, në stadiumin me bari sintetik.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →