Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Lojërat Olimpike Parisi 2024, Spanja stoliset me të artën në futboll

nga Kaltrina Berila10 gusht 2024
Lojërat Olimpike Parisi 2024, Spanja stoliset me të artën në futboll

Spanja është kampione e Lojërave Olimpike në futboll pasi në ndeshjen finale ishte më e mirë se Franca duke e mposhtur me rezultat 5:3.

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 3:3 dhe të dyja skuadrat shkuan në kohën shtesë.

Francezët erdhën të parët në epërsi përmes golit të Millot në minutën e 11-të. Spanja barazoi shtatë minuta më vonë përmes Lopez. Po i njëjti lojtar solli olimpikët spanjollë në epërsi me golin e dytë në minutën e 25-të.

Baena shtoi epërsinë e Spanjës në minutën e 28-të për 3:1 me të cilin rezultat përfundoi pjesë e parë.

Olimpikët e Francës ngushtuan epërsinë përmes Akliouche në minutën e 79-të, ndërsa deri te barazimi arritën në minutën e tretë të kohës shtesë përmes Mateta nga penalltia.

Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, spanjollët u treguan më të vëmendshëm dhe shënuan dy herë dhe atë përmes Camello në minutat 100 dhe në minutën e parë të kohës shtesë të vazhdimit të dytë.

Për Spanjën kjo është medalja e parë e artë në futbollin e meshkujve qe nga Barcelona 1992.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →