Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

​Loriana Kuka i jep fund karrierës

nga Venera Grabanica1 gusht 2024
​Loriana Kuka i jep fund karrierës

Me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ ku u ndal në luftën e dytë, xhudistja Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës së saj në këtë sport.

Këtë së pari e la të nënkuptohet trajneri Dirton Kuka i cili në reagimin e tij në ‘Facebook’ shkroi: Lori, të uroj suksese në rrugëtimin tënd të ri”, transmeton KosovaPress.

Por, tashmë fundi i karrierës së saj është konfirmuar edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.

Loriana kishte një rrugëtim të suksesshëm në xhudo gjatë karrierës së saj. Ajo ka fituar medalje evropiane, botërore, ishte medaliste e Lojërave Evropiane, dy herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, si dhe ishte edhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →