Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Loriana Kuka në finale në European Open të Sarajevës

nga Xh.D13 shkurt 2022

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka arritur në finale në European Open të Sarajevës.
Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ëazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.
Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks. Ajo në gjysëmfinale mposhti me Ëazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.
Kuka në finale do të ndeshet me italianen Linda Politi.
Sot u ndeshen edhe Arbër Kullashi (-81 kg) Shpati Zekaj (-100 kg).
Shpati Zekaj u rendit i 7-ti, ai në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon gjermanin, Daniel Herbst.
Zekaj në çerekfinale humbi me Ëazaari dhe Ippon nga italiani, Enrico Bergamelli.
Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me Ippon nga britanezi, Rhys Thompson.
Arbër Kullashi u ndal në ndeshjen e parë, ai humbi me Ippon kundër garuesit nga Azerbajxhani, Magerram Imamverdiev./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →