Dalipi, këshilltar kryesor i Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Luan Dalipin Shef të Stafit Kryeministrit. Këtë njoftim Kurti e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
“Luan Dalipi do të shërbejë si këshilltari kryesor imi si Kryeministër, për palët e brendshme dhe të jashtme të interesit për çështjet që kanë të bëjnë me Kryeministrin. Luani do të koordinojë punën e kabinetit qeveritar, me Zëvendës Kryeministrat, Ministrat, Zëvendës Ministrat dhe këshilltarët e qeverisë, do të mbështesë qeverinë në formulimin dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve, si dhe në komunikim dhe ngritje të vetëdijësimit.”, ka shkruar ndër tjerash Kurti./21Media
https://www.facebook.com/albini2017/posts/810060382827181










