Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lufta kundër korrupsionit, Vetëvendosje: Kosova do të ngritet edhe më lartë

nga E.Bullaku25 janar 2022

Organizata Ndërkombëtare “Transparency International” që merret me luftën kundër korrupsionit ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021.
Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit. Në mesin e 180 shteteve, Kosova është radhitur e 87-ta.
Njëkohësisht Kosova ka shënuar rangim të dytë më të mirë historik që nga fillimi i matjeve të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit.
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ndodhë rrallë që një vend të ngritet kaq shpejtë në këtë indeks, por kjo konfirmon punën dhe përkushtimin e qeverisjes për zero tolerancë ndaj korrupsionit e sidomos atij në nivelin e lartë.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisjes tonë për shkak se ajo e hapë vendin për mundësi të reja zhvillimi si për qytetarë ashtu edhe për biznese. Me këtë ritëm gati njëvjeçar, e me punë të shtuar në drejtim të vënies së sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit besojmë që Kosova do të ngritet edhe më lartë në vitet e ardhshme”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, në mesin e 180 shteteve, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Shqipëria është radhitur e 110, Maqedonia e Veriut e 87, Mali i Zi i 64 dhe Serbia e 96./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →