Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Lufta në Ukrainë, gjenerali i katërt rus u vra në aksion

nga Venera Grabanica16 mars 2022

Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë një gjeneral të katërt rus në shenjë se komandantët e Moskës po detyrohen gjithnjë e më shumë të udhëheqin nga fronti.

Anton Gerashchenko, një këshilltar në ministrinë e brendshme të Kievit, pohoi në Telegram se forcat ukrainase vranë gjeneralmajorin rus Oleg Mityaev gjatë luftimeve intensive në periferi të qytetit juglindor të Mariupol, transmeton rtv21.tv

Moska ende nuk ka komentuar mbi raportet për vdekjen e tij.

Gerashchenko shkroi se Mityaev ishte komandanti i divizionit të pushkëve të motorizuara 150 dhe postoi një foto të asaj që ai tha se ishte oficeri i vdekur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi gjithashtu vdekjen e një gjenerali tjetër rus gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi, por nuk e përmendi emrin e tij.

Rusia besohet të ketë rreth 20 gjeneralmajorë në Ukrainë që udhëheqin pushtimin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →