Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Lufta në Ukrainë, Trump kërcënon Rusinë me sanksione të reja

nga Venera Grabanica22 janar 2025
​Lufta në Ukrainë, Trump kërcënon Rusinë me sanksione të reja

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë nëse kjo e fundit nuk arrin marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve në Ukrainë.

Trump në Truth Social ka kërkuar t’i jepet fund agresionit ushtarak rus që ka nisur në shkurt 2022.

“Bëni një marrëveshje tani dhe ndaloni këtë luftë qesharake! Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, dhe së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për gjithçka që Rusia u shet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse”, ka porositur Trump.

“Le t’i japim fund kësaj lufte që nuk do të kishte filluar kurrë po të isha president! Ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e lehtë ose të vështirë – dhe mënyra e lehtë është gjithmonë më e mirë. Është koha për të bërë një marrëveshje. Nuk duhet të humbet më jetë”, shtoi Trump.

Trump ka thënë më parë se ka të ngjarë të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse presidenti rus Vladimir Putin refuzon të negociojë për t’i dhënë fund luftës.

SHBA ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë dhe Trump tha se administrata e tij po konsideronte gjithashtu dërgimin e armëve në Ukrainë, duke shtuar se BE duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →