Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Luftëtarët ukrainas po evakuohen nga Azovstal

nga E.Bullaku16 maj 2022

Autobusët që transportonin luftëtarë ukrainas të cilët ishin ngujuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë parë duke u larguar nga vendi, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet ukrainase.
Një komandant i lartë i forcave ukrainase në uzinën e rrethuar tha më herët në një postim në mediat sociale se luftëtarët atje po zbatonin një vendim nga komanda e lartë ushtarake ukrainase për të shpëtuar jetën e personelit të shërbimit, por ai nuk dha detaje se cili ishte vendimi.
Ndërsa më herët Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte arritur një marrëveshje me Ukrainën që ushtarët e plagosur të evakuoheshin nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →