Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit thotë se luftimet në rrugë në qendër të qytetit po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar qindra njerëz të bllokuar brenda bodrumit të një teatri që zyrtarët thonë se u bombardua nga Rusia të mërkurën.
Vadym Boychenko thotë se ekipet janë në gjendje të pastrojnë rrënojat dhe të largojnë njerëzit vetëm kur ka qetësi në luftime.
“Ka tanke dhe granatime artilerie dhe të gjitha llojet e armëve të gjuajtura në zonë. Forcat tona po bëjnë gjithçka për të mbajtur pozicionin e tyre në qytet, por forcat e armikut janë më të mëdha se tonat, për fat të keq”, tha ai.
Ai nuk mund të jepte një vlerësim se sa njerëz të tjerë kishin arritur të largoheshin nga zona në 24 orët e fundit.
Të premten, autoritetet thanë se 130 njerëz kishin arritur të arratiseshin dhe se më shumë se 1,000 ishin ende në bodrum, i cili i rezistoi sulmit.
Rusia mohon se e ka bombarduar ndërtesën, e cila ishte shënuar qartë si një strehë civile./21Media









