Lulzim Zhegrova babai i Edonit aderon në LDK, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë
Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit Edon Zhegrova është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga Lumir Abdixhiku, i cili përmes një postimi në Facebook, ka ndarë momentin kur dy ia kumtojnë lajmin futbollistit të Kosovës, Edonit.
“Lulzim Zhegrova nga sot është pjesë e LDK-së. Atë, së bashku me zonjën Sanije, dy prindërit e supertalentit Edon Zhegrova, i pritëm në selinë qendrore të LDK-së!Lajmin ja kumtuam edhe Edonit. Për të, Lulzimi dhe Sanija kanë qenë gjithmonë forcë mbështetëse në gjithë karrierën mbresëlënëse. Jam i bindur se përvoja e Lulit, do të na shërbejë shumë edhe si vend edhe si shtet”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku tha se “Lulzim Zhegrova do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit”./21Media









