Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lushtaku: Nuk marrim pjesë në votim derisa s’kemi një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën

nga Kaltrina Berila14 prill 2025
Lushtaku: Nuk marrim pjesë në votim derisa s’kemi një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën

Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit.

“Sigurisht që qëndrimet e mia janë edhe ato të Partisë Demokratike të Kosovës, ne nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe sigurisht që zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Lushtaku mes tjerash theksoi se janë bërë thirrje të vazhdueshme ndaj partive tjera politike për të qëndruar në përputhje me premtimet publike sa i përket refuzimit të një mandati të tretë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Nesër nga ora 10:00 pritet që të mbahet seanca konstituive e parlamentit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →