Lutfi Dervishi: Procesi i Berlinit në Tiranë gozhda e fundit e Ballkanit të hapur
Analisti nga Shqipëria, Lutfi Dervishi në emisionin ”Click” të RTV21 tha se mbajtja e procesit të Berlinit në Tiranë është ”gozhda e fundit e Ballkanit të hapur.
Duke folur për të arriturat në Samitin e Procesit të Berlinit sot që është mbajtur në Tiranë, Dervishi tha se është edhe një tjetër arritje që nuk është thënë e që ka të bëjë me Ballkanin e Hapur.
”Liderët në rajon kryesisht Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë kanë qenë shumë aktiv në promovimin e nje procesi paralel që ka qenë Ballkani i hapur”, tha Dervishi.
Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.
Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së./21Media











