Pavarësisht se kishte dështuar disa herë radhazi për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit me votim të hapur, Albulena Haxhiu, pritet sërish t’i sfidojë deputetëtë.Depuetejta e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se Haxhiu nuk duhet të heqë dorë për shkak të insnsitimit të partive ish-opozitare. Por, shprehë shqetësim ndaj vendimit të kushtetueses, e cila thotë se një kandidat duhet të dal për votim deri në tre herë.
‘’Nuk ia vlenë që Albulena Haxhiu të ndryshohet për teket e partive opozitare të cilat i kanë ndryshuar qëndrimet, veprimet e mendimet dhe e tyre sa herë që një situatë ka shkuar në përfitimet e tyre personale. Për mua personalisht ka qenë pak shqetësuese se pse është vendosur tri herë kur një gjë të tillë nuk e gjejmë askund të kushtetutë njëjtë sikurse as në rregullorën e punës së Kuvendit. Nëse tri herë, atëherë pse nuk e kanë lënë të provohet vetëm një herë amri i kandidatit ose pse jo 5 herë, pse jo 8 herë”.
Partitë e tjera parlamentare e kanë kritikuar LVV-në për trysni mbi Gjykatën Kushtetuese dhe për moszbatim të vendimeve të saj. Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ia tërhoqi verejtjen VV-së që
të mos përdorë standaarde të dyfishta për vendimet e kushtetueses.
‘’LVV-ja duhet të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos përdor standarde të dyfishta. Kur nuk i pëlqen vendimi nuk ka sulme ndaj gjyqtarëve. Tani kur kemi vendimin e Kushtetueses e cila thotë se votimi duhet të jetë i hapur.”, tha Xhaferi për rtv21.
Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryziu, thotë se LVV-ja i është përmbajtur vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas asaj do të presin deri në publikimm e plotë të vendimit të fundit të vendimit të Gjykatës dhe varësisht prej përmbahjes së saj do t’i përmbahen për konstituimin e Kuvendit.
‘’LVV-ja nuk e mbaj mend që të ketë thënë ndonjëherë deri më tani që ne nuk do ti përmbahemi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi vepruar vazhdimisht në përputhje me atë se cfarë kanë thënë aktvendimet e gushtit të 2014 dhe tjetri i qershorit të vitit 2025 me të cilin kemi qenë edhe në afat 30 ditor. Do të shohim cila do të jetë përmbajtja e plotë e aktvendimit të ri që pritet të publikohet dhe varësisht asaj se cfarë thuhet në aktvendim do të jemi në Kuvend me të njejtin vullnet siç kemi qenë prej 15 prillit e tutje që të votojmë për të mundësuar konstituimin e Kuvendit”, tha Kryeziu
Deputeti i LDKs-ë, Krenar Xhaferi, vlerëson se janë të gatshëm për konstituimin e Kuvendit sepse, sic thotë, cdo vonesë e rrezikon të ardhmen e Kosovës.
‘’Jemi të gatshëm të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, deklaroi Xhaferi
Anslisti politik, Shemsi Jashari, thotë se pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese është dashur të nis negociatat me partitë politike për krijimin e shumicës parlamentare për konstituimin e Kuvendit. Sipas analistit, Jashari, Kosova rrezikon që të thellohet në izolim.
‘’Brengosëse është që ende nuk kemi parë asnjë aktivitet të LVV-së që bënë hapa konkret në zbatimin e aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Kuvendit dhe Qeverisë brenda 30 ditëshit që ia ka dhënë Gjykata. Por, kemi parë një kundërshtim të tyre në raport me Gjykatën Kushtetuese duke filluar një seri histerike të përmbaljes ndaj Kushtetuese. Prandaj mendoj se ky 30 ditësh do të rezultoj pa konstituim të Kuvendit”, tha Jashari.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në të cilin parashihet ndër të tjera që brenda 30 dite të konstituohet Kuvendit do të hyjë në fuqi sapo i njëjti do të publikohet i plotë në gazetën zyrtare./RTV21/21Media











