🌍 Bota
Macron dëshiron bllokim total të eksporteve ruse të qymyrit dhe naftës
nga Miranda Beqaj4 prill 2022
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje që të vendosen më shumë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të gjenocidit që e kanë shkaktuar në Bucha.
Ndërsa, tani Macron ka thënë se është dëshira e tij për të parë një bllokim total të eksporteve ruse të qymyrit dhe naftës në Bashkimin Evropian.
Macron thotë se Franca do të koordinojë hapa të tillë me partnerët e saj të BE-së, veçanërisht Gjermaninë, në ditët në vijim.
Presidenti sugjeron se BE mund të vendosë sanksione të mëtejshme kundër individëve rusë.
Është e dukshme që Macron nuk përmendi synimin e gazit rus, i cili përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së ./21Media









